Deluzion

[Teksti i "Deluzion"]

[Verse 1: Landi]
Hej yo Dielli nuk ndriçon përjet' në t'vërtet'
Aq gjatë sa do t'jemi k'tu dhe do të kemi kaq nxeht'
Përse bërtet në k'të jet'
Nuk të dëgjon njeri ty se ky quhet realitet yea
Mos e çaj kokën se çfarë po ndodh
Jeto si t'duash ti dhe jo si qeni që n'rrug' po ngordh
Jepi vetes ti më shumë ritëm alegri
Bëj si të duash ti e mos dëgjo tjetër njeri
Se ti s'e di dhe asnjeri se di
Se vitet po ikin me vrap atje lart në Galaksi
West Side yo Family jemi ne
Pyes veten pse jemi vetëm tre?
Jo, jemi (e)dhe më shum', jemi (e)dhe më shumë
Kur të na dëgjojn', do vërshojn' si lum'
Inatosen për ç'ka po heqin të rrënqethin
S'din' kujt t'i besojn, Zotit apo Dreqit
Se un' po them diçka, jo me tallje e as me shaka
Degjoni ju West Side West Side Family pra

[Verse 2: Dr. Flori]
Deluzion veç deluzion, deluzion për politikën
Paranë e popullin tonë
Piksëpari s'duam veten se gjithçka shkatërruam
Harruam që punuam, por edhe historinë mohuam
Politikanët me të tyren, flasin edhe flasin
Dhe me fjalët e tyre b*thën ç'po na plasin
'Tjer' gërthasin e kot ngjiren se na duan më të mirën
Se luftojn për ne, për të gjetur më të lirën
Ata jan' të fëlliqur, nga këmbët gjer' te koka
Nuk i duam ne, nuk i do as Bota
Se të gjith', që të gjith' janë ku me t'a fut'
Por do të vijë koha që (e)dhe ata të hanë mut
E megjithatë i kemi, i kemi në ball(ë)
Flakët le t'i marrin, e shkofshin në Djall
Si vampira të uritur shpërndajnë kudo frikë
Janë të gjith' diktatorë ata që bëjnë politikë
Aspak s'më vjen keq s'më vjen keq tani
E kam për nder të them se jam në Family
Me pamjen-realitet që jep ç'do njeri
Ja çfarë dua të them dua të them tani
Janë në Family, ti je në zonën tonë
Ti po rrezikon, kujdes kur kalon
Ne jemi Kampionë dhe e japim ngjarjen
Ashtu siç dim' vet', me një fjalë quhet: REALITET
Që merret me gjithçka çfarë ndodh në kte Bot'
E ç'a na vrau më shumë, eshtë politika sot
Që n'a çau e na ndau në 400 zona
E s'e thamë një herë që: - "SHQIPËRIA ËSHTË E JONA!"
Se të gjith' na kanë copëtuar në më shumë se 500 vjet
Por kësaj radhe më duket, se Shqipërinë po e ndajme vet'

[Chorus: Landi]
E pra çfarë të them? E pra çfarë të shkruaj?
Di që thell' në veten time un' vetëm po vuaj
Zemra si s'u ça, në copa si s'u nda?
Këtu (fati) pse na la? K'të fjalë të keqe kush e tha?!
E pra çfarë të them? E pra çfarë të shkruaj?
Di që thell' në veten time un' vetëm po vuaj
Zemra si s'u ça, në copa si s'u nda?
Këtu (fati) pse na la? K'të fjalë të keqe kush e tha?!

[Verse 3: Miri]
Me paratë në tavolinë biznesi shkon ujë
Me pislliqe me u marr, vetëm kështu bën bujë
Se realitetin dhe pse (të) hidhur, sot po e pranojmë, jo nuk ndahemi dot nga korrupsioni ku punojmë
E ç'a po them, e s'e di se ç'a po them
Them vetëm atë që vetëm un' e kam në mend
Secili të jetojë sipas mënyrës së tij
Të tjerët do t'shohin ty e prapa teje do t'vin'
Bëj si thonë ata se fytyrën ta nxijn'
S'pyesin më për rendin
Janë alinj e vet' kadinj
E kjo jet' kështu e ka, liri s'ka
Gjën' më të shtrenjtë e kanë hedhur në hava
Ngrini duart lart me një thirrje për West Side
Si Monstars edhe ne: "Hit 'em low, hit 'em high"
Hit 'em high hit 'em low, kjo këng' po vazhdon
Realitetin sot ne sot po tregojm'
Ndaj s'duhet të nxitosh kur diçka të kërkosh
Do tët' ulet shpejt gjoksi kur tët' fryhet si kaposh
Nje biznes të kërkosh, për para të luftosh, të shikosh, të veshtrosh, pastaj t'a gjemosh
Mos u hap shume (b*thësh), më dëgjo mua
Kënaqësi ësht', pastaj do të vuash
Kjo i ka ndodhur dhe të tjer've si ti
Këta që po dëgjon sot, jan' West Side Family

[Bridge: Dr. Flori]
Të flas pak të flas, dua të them se kemi klas
E me fjalët e mia, të gjith' i godas
Këtu, me qendër nga West Side
Të flas, të gërthas, të bërtas yo
Të çirrem, të ngjirem

[Chorus: Landi]
E pra çfarë të them? E pra çfarë të shkruaj?
Di që thell' në veten time un' vetëm po vuaj
Zemra si s'u ça, në copa si s'u nda?
Këtu (fati) pse na la? K'të fjalë të keqe kush e tha?!
E pra çfarë të them? E pra çfarë të shkruaj?
Di që thell' në veten time un' vetëm po vuaj
Zemra si s'u ça, në copa si s'u nda?
Këtu (fati) pse na la? K'të fjalë të keqe kush e tha?!
E pra çfarë të them? E pra çfarë të shkruaj?
Di që thell' në veten time un' vetëm po vuaj
Zemra si s'u ça, në copa si s'u nda?
Këtu (fati) pse na la? K'të fjalë të keqe kush e tha?!
E pra çfarë të them? E pra çfarë të shkruaj?
Di që thell' në veten time un' vetëm po vuaj
Zemra si s'u ça, në copa si s'u nda?
Këtu (fati) pse na la? K'të fjalë të keqe kush e tha?!

[Outro]
West Side Family, West Side Family

Most popular songs of West Side Family

Other artists of Hip Hop/Rap