Kane me tu kujtu

[Teksti i "Kane me tu kujtu"]

[Intro]
Ja, ja-a

[Verse 1]
E kanë me t'u kujtu fjalët që unë t'i kom thon
Kanë me t'u kujtu e ka me kon shumë vonë
Ka me ardhë nji ditë e ti ki me lyp me m'pa
Po unë s'kom me kon gjallë, se për ty nuk jetoj ma
E ka me çel pranvera, asni lule s'ka me t'dalë
S'ki m'u bo rahat, natën gjumi s'ka me t'marrë
E ka me ardhë nji ditë e ti ki me lyp me u kthy
Po unë s'kom me kon gjallë, se mo nuk jetoj për ty

[Chorus]
Toka edhe qielli dhimbjen ma kanë mbajtë
Unë ia u kam premtu që për ty ma s'kam me kajt
E kur të merr malli sytë e mi me i pa
Po unë s'kom me kon gjallë, se për ty nuk jetoj ma

[Instrumental Break]
(Ja, ja-a)

[Verse 2]
Lotët kanë me u tha e k'to plagë kanë m'u shëru
Dielli ka me dalë, po ftohtë ki me pasë pa mu
E ka me ardhë nji ditë e ti ki me lyp me u kthy
Po unë s'kom me kon gjallë, se mo nuk jetoj për ty

[Chorus]
Toka edhe qielli dhimbjen ma kanë mbajtë
Unë kam premtu që për ty ma s'kam me kajt
E kur të merr malli sytë e mi me i pa
Po unë s'kom me kon gjallë, se për ty nuk jetoj ma

[Post-Chorus]
E kom pranu këtë fatin tem të zi
E jom mësu-u, oh, me jetu pa ty
Ka me ardhë nji ditë e ti ki me m'dasht me m'pa-a
Po s'mundesh me e ngjallë atë që vetë e ke vra
Po unë s'kom me kon gjallë, se për ty nuk jetoj ma

Trivia about the song Kane me tu kujtu by Yll Limani

When was the song “Kane me tu kujtu” released by Yll Limani?
The song Kane me tu kujtu was released in 2023, on the album “Tjetër”.

Most popular songs of Yll Limani

Other artists of Contemporary R&B